QIK, nga Kosova Albena Ejupi sjellë ekspozitë në Shkup

Të martën, artistja nga Kosova, Albena Ejupi do të sjellë në Shkup ekspozitën e saj, njofton Portalb.mk.

Ekspozita e Albena Ejupit do të shfaqet më 12 dhjetor, në ora 20:00 në sallonin Imperial 1 në Qendrën Informative Kulturore.

Përndryshe, në ekspozitë do të paraqiten punime të teknikes vaj në pëlhurë.

Ndryshe, artistja Albena Ejupi u lind më 29.2.1994 në Prishtinë. Ajo në vitin 2016 u diplomua në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, dega e Pikturës, ku mori titullin “Student i gjeneratës”.

Në vitin 2017  filloi studimet master në klasën e profesoreshës Valbona Rexhepi, e cila përfundon me këtë ekspozitë.

Albena Ejupi deri sot ka pasur tri ekspozita personale. Që të tri ekspozitat janë mbajtur në Prishtinë të Kosovës, më vitin 2015 me titullin “Lufta dhe Paqja”, më vitin 2016 nën emërtimin “Çmimi Noble” dhe më vitin 2017 me emrin “Ekspozimi i sinjaleve të punimeve të siluetave”.

 

Që nga viti 2012, deri më sot, ajo ka organizuar 11 ekspozita grupore në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button