Komuna e Çairit me aktivitete shtesë për vendosjen e rendit ligjor (FOTO)
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/12/24312656_10154882102552407_2606456760297443760_n-e1512571487597.jpg?fit=630%2C354&ssl=1)
Nga Komuna e Çairit sot njoftojnë se vazhdojnë me aktivitetet e kthimit të rendit ligjor në territorin e kësaj komune, duke mirëmbajtur ambientin jetësor dhe liruar hapësirat e uzurpuara, njofton Portalb.mk.
“Komuna Çair vazhdon me realizimin e agjendës së përcaktuar ditore të aktiviteteve që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e ambientit jetësor dhe sundimit të ligjit. Gjatë ditës së sotme ekipet komunale të Komunës së Çair kanë realizuar aksionin për mirëmbajtjen e drunjve duke bërë shkurtimin e degëve të drunjve përgjatë rrugës “Xhon Kenedi”, ndërsa Inspektorati Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lirimin e hapësirave dhe parkingjeve publike të zëna padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.