Ismail Dardhishta zgjidhet prokuror shtetëror

Këshilli i Prokurorëve në seancën e sotme e ka zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe ish ministrin e Drejtësisë, për prokuror në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Për njeri të parë të Prokurorisë së Lartë të Manastirit është emëruar Meri Trombeva, ndërkaq Biljana Stefçeva është bërë shef i Prokurorisë së Radovisiht. Hanefi Amet nga Prokuroria e Shkupit është zgjedhur për prokuror në Prokurorinë e Tetovës.

Në seancën e sotme, Këshilli ka zgjedhur edhe disa u.d. shefa të Prokurorive, të cilët do t’i kryejnë detyrat në një deri dy muajt e ardhshëm. Ajo, ashtu siç sqaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjov, është miratuar njëzëri që të mundet prokurori i ri publik, Lubomir Jovevski, të formojë ekip të tij.

Për u.d. të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është emëruar, Gordana Smaqoska, ndërkaq në Prokurorinë e Shkupit është emëruar Sasho Rajev, në PTHP Kumanovë është zgjedhur Teuta Bedriu, në Gostivar, Bashkim Iseini, ndërkaq në Manastir ngelet Antonio Jolevski.

Për vendet tjera, për të cilët u shpall konkurs, është anuluar dhe do të shpallet konkurs i ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button