Në vend të shtatorit, hapja e kopshtit në Kumanovë është prolonguar për në dhjetor

Shndërrimi i disa hapësirave të Shtëpisë së Pionierëve në Kumanovë në kopsht për fëmijë parashkollorë. (Afati për realizim: 20 shtator i vitit 2017)

[Premtimi i ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovksa, Data: 04.08.2017]

ARSYETIM:

Shndërrimi i hapësirave të Shtëpisë së pionierëve në Kumanovë në kopsht, filloi me një gusht të vitit 2017, ndërsa siç premtoiatëherë ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, ai do të jetë gati për 45 ditë, gjegjësisht deri me 20 shtator. Adaptimi i hapësirës ka përfunduar, megjithatë për shkak të problemit me ngrohjen, vonon hapja e kopshtit. Duke pasur parasysh faktin se afati për realizimin e projektit ka përfunduar para dy muajve dhe tani lajmërohet për finalizimin e punëve me ngrohjen e kopshtit dhe se do të lëshohet në përdorim muajin e ardhshëm (dhjetor), premtimin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar shkruan “Vërtetëmatësi“.

Me 04.08.2017, siç transmetuan një pjesë e mediumeve, ministrja Carvoska gjatë vizitës së objektit, që më parë ka shërbyer si Shtëpi e pionerëve në Kumanovë, mes tjerash tha:

Për rikonstruktimin e këtij objekti Ministria për Punë dhe Politikë Sociale prej Buxhetit ka ndarë tre milion e gjysmë denarë. Realizuesi ka marrëveshje, duhet të përfundojë për 45 ditë, me 1 gusht ka filluar puna, që do të thotë se me 20 shtator duhet të ketë përfunduar – u shpreh Carvoska, transmetoi portali Kumanovski muabeti

 Për rikonstruktimin e objektit janë paraparë 2.083.637 denarë, ndërsa prej Buxhetit janë siguruar mjete edhe për pajisjen e kopshtit me vlerë prej 1.512.202 denarë. Rikonstruktimit ka filluar me 1 gusht të vitit 2017 dhe është paraparë që të përfundojë për 45 ditë. Kopshti do të përfshi 85 fëmijë, do të ketë tre klube dhe një grup prej fëmijëve deri në tre vjet, komunikoi MPPS, ndërsa transmetoi Slloboden peçat. 

Përsëri, paralajmërimet e tilla të ministres Carvoska nuk u realizuan.

Me 21.11.2017 portali Kumanovonews, informoi se kopshti në Shtëpinë e pionerëve, në vend që të jetë gati për në muajin shtator, do të jetë gati për në fund të vitit, gjegjësisht në dhjetor. Lajmin, të nesërmen e transmetoi edhe portali Kumanovski muabeti.

Për shkak të problemeve me ngrohjen vonon edhe hapja e kopshtit në Shtëpinë e pionerëve. Edhe ose është premtua se do të lëshohet në përdorim në shtator, tani hapja e tij lajmërohet se do të bëhet në fund të vitit. “Pranimi teknik është bërë, duhet që deri në fund të këtij viti të fillohet me punë” – deklaroi drejtoresha Marina Aleksovska, informon Kumanovonews

Andaj, duke pasur parasysh se vonon realizimi i plotë i projektit për konvertimin e hapësirave të Shtëpisë së Pionierëve në kopsht, premtimin e ministres Carvoska e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button