Dëmet nga përmbytjet, Sonila Qato apel bizneseve: Na ndihmoni

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato i ka bërë apel bizneseve në vend që të japin kontributin e tyre për familjet e prekura nga përmbytjet. Përmes një statusi në fejsbuk, ministrja kërkon solidaritet për situatën që kaloi vendi si pasojë e reshjeve të dendura.

” Solidaritet! Gjej rastin të bëj një apel në raport me ndihmën që secili nga ju mund të japë, ndihmë në veshje, ushqime, batanije, ujë e çdo lloj kontributi konkret në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytja.
Për çdo lloj iniciative ju lutem na kontaktoni”, shkruan Qato.

Siç u shpreh në fillim Sonila Qato, ky apel është për shkakt se “gjatë ditëve të fundit Shqipëria ka kaluar në një situatë kritike për shkak të reshjeve të shumta dhe disa biznese janë prekur nga kjo lloj emergjence“.

Sonila Qato, premtoi se nga sot Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen do të jetë në bashkëpunim me prefektët dhe pushtetin vendor që t’i dalin në krah evidentimit të problematikave me të cilat qytetarë përballen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button