6 ilaçe shtëpiake që funksionojnë vërtetë

Rezulton që gjyshet kishin të drejtë. Supa e pulës është realisht e mirë për ftohjen.

Dhe kjo nuk është e vetmja kurë tradicionale e vërtetuar tashmë edhe nga shkenca, transmeton  Shendeti.com.al.

Më poshtë mund të gjeni 6 hile shtëpiake që mund t’i përdorni për të lehtësuar dhimbjet, ftohjen apo për një buzëqeshje rrëzëllitëse.

Gargare me ujë për infeksionet e traktit të sipërm

Jeni ftohur? Provoni të bëni gargare me ujë. Një studim i kryer tek 400 vullnetarë të shëndetshëm zbuloi se personat që bënë gargare me ujë ishin më pak të rrezikuar nga infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes, një lloj infeksioni i lidhur shpesh me ftohjet dhe gripin. Hulumtuesit shkencorë arritën në përfundimin se “gargara e thjesht me ujë është efikase në parandalimin e infeksioneve të traktit të sipërm të frymëmarrjes tek njerëzit e shëndetshëm”.

Xhenxhefil për të përzierat

Nëse keni shpesh të përziera kur udhëtoni me makinë, provoni të pini çaj xhenxhefili para udhëtimit. Studime të ndryshme kanë treguar se xhenxhefili ndihmon për të lehtësuar simptomat e të përzierave nga udhëtimi, nga deti, të përzierat gjatë shtatzënisë apo ato të shkaktuara nga kimioterapia.

Xhenxhefili është gjithashtu i mirë për të lehtësuar gazrat dhe problemet me tretjen në përgjithësi.

Mjaltë për kollën

E urreni shijen e shurupit për kollën? OBSH rekomandon mjaltë si ilaç për kollën te fëmijët. Një studim i vitit 2012 i kryer tek 300 fëmijë, të cilët kishin rreth një javë që ishin të sëmurë, zbuloi se ata që morën 10 gramë mjaltë para se të flinin kishin më pak simptoma të kollës, krahasuar me fëmijët që morën placebo. Të parët sigurisht që fjetën edhe më mirë.

Mollë dhe karota për dhëmbë më të bardhë

Nuk janë të mirë vetëm për organizmin – frutat dhe perimet e freskëta ndihmojnë gjithashtu për të mbajtur dhëmbët e bardhë si perla. Ndërkohë që përtypni mollë apo karota, pjesët e copëtuara fërkojnë sipërfaqen e dhëmbëve duke ndihmuar kështu në heqjen e njollave. Mollët dhe luleshtrydhet gjithashtu përmbajnë acid malik, që ndihmon për zbardhjen e smaltit.

Supë pule për ftohje dhe grip

Gjyshja kishte të drejtë. Supa e pulës është kura më e mirë për t’i bërë ballë ftohjes dhe gripit këtë dimër, dhe këtë e konfirmojnë edhe shkencëtarët.

Një studim i fundit ka zbuluar se supa e pulës mund të lehtësojë simptomat e infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes falë përmbajtjes së lartë në agjentët anti-inflamatorë. Shkencëtarët pohojnë se aroma, erëzat dhe ngrohtësia e supës mund të ndihmojnë në lirimin e hundëve të zëna nga ftohjet e zakonshme.

Kjo është receta e gjyshes e aprovuar edhe shkencërisht.

Akull për dhimbjet e kokës

Vendosja e akullit në kokë ose pjesën e pasme të qafës ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena. Një studim i vitit 2013 i kryer tek 50 persona që vuanin nga migrena tregoi se personat që vendosën në qafë një rrip të ngrirë për 30 minuta raportuan për lehtësim të konsiderueshëm të dhimbjeve.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button