Han kërkoi nga politikanët boshnjakë t’i respektojnë dhe t’i mos i komentojnë vendimet gjyqësore
Komisari Evropian, Johanes Han u bëri thirrje politikanëve në Bosnjë e Hercegovinë t’i respektojnë aktgjykimet gjyqësore dhe të përmbahen nga komentet në përmbajtjet e tyre, transmeton MIA.
“Është me rëndësi të respektohen vendimet gjyqësore”, deklaroi Han lidhur me aktgjykimin për krime lufte kundër gjashtë kroatëve të Bosnjës të shqiptuar javën e kaluar.
Njëri nga të dënuarit, gjenerali Sllobodan Praljak, bëri vetëvrasje menjëherë pas shqiptimit të aktgjykimit.