Disa policë të armatosur do t’i sigurojnë disa fluturime të caktuara ndërkombëtare të aeroplanëve turq

Disa nëpunës të armatosur policor do të jenë përgjegjës për sigurinë e disa fluturimeve ndërkombëtare të aeroplanëve turq, kumtoi sot ministri i Transportit, Marinës dhe Komunikacionit të Turqisë, Ahmet Arsllan.

“Nëpunësit policorë do të kyçen në policinë ajrore. Në një numër të madh të rasteve, ata do ta mundësojnë sigurinë e disa fluturimeve të caktuara”, theksoi Arsllan.

Sipas tij, kjo praktikë do të zbatohet pasi të arrihen marrëveshje përkatëse bilaterale.

Arsllan nuk sqaroi se me cilat vende Turqia do t’i dakordojë marrëveshjet e tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button