BDI: Mali digjet, plaka krihet-Taravari në Beograd, Gostivari përballet me pasojat e shiut

Në kohën kur qyteti i Gostivarit po përballet me pasojat nga të reshurat e fundit atmosferike, Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vazhdon të qëndron nëpër kongrese neurologësh në Beograd, reagon dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.

“Derisa Taravari vazhdon të ndjek kongrese për përparim profesional, nxënësit e Shkollës fillore “Goce Dellçev” përballen me ujin që ka depërtuar brenda objektit shkollor, thuhet në readimin e degës së BDI-së në Gostivar. Ishte premtim i tij që pas zgjedhjes për Kryetar komune do të riparon çatinë e shkollës, por edhe pas gati gjashtë javësh në këtë post, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim. Ftojmë Arben Taravarin që urgjentisht të kthehet në krye të detyrës dhe të përballet me sfidat që po përballen për çdo ditë qytetarët e Gostivarit,” thuhet më tej në reagim të BDI- dega Gostivar.

LEXO: #Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button