Dhuna në Kuvend, deputeti i LSDM-së, Tuntev: Kemi dy opsione  

Koordinatori i LSDM-së në Kuvend, Tomisllav Tuntev, gjatë debatit kuvendor për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tha se kanë dy opsione, edhe atë, ose Maqedonia të kthehet në rrugën e drejtë, ose të ketë drejtësi selektive, njofton Portalb.mk.

“Ndodhemi përpara zgjedhjes së dy opsioneve, nëse do të lejojmë që proceset e drejtësisë të kthehen në rrugën e drejtë, apo edhe më tej në këtë shtet do të ketë drejtësi selektive. Në 27 prill jetët dhe shëndeti i deputetëve, shërbimeve kuvendore, gazetarëve dhe punëtorëve medial kanë qenë të rrezikuara. Atë ditë që ka ndodhur ka qenë kundër të gjithë të drejtave ligjore, por edhe njerëzore. Ajo ditë që ka hyrë në ditët e turpshme të historisë së shtetit, patjetër duhet të pastrohet. Kthimi i shtetit ligjor është e patjetërsueshme për shtetin tonë, ndërkaq Kuvendi duhet të jetë shembull për atë. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët”, tha Tuntev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button