“Integrimi është qëllimi, bashkëpunimi është mënyra” në Ohër mbahet takim i ministrave të mbrojtjes të SHBA – Kartës së Adriatikut

Nën moton “Integrimi është qëllimi, bashkëpunimi është mënyra” sot në Ohër mbahet takim i ministrave të mbrojtjes të SHBA – Kartës së Adriatikut në të cilin pritet që të riafirmohet edhe mbështetja konkrete nga të gjithë vendet e qëllimeve dhe angazhimeve të Republikës së Maqedonisë për arritje të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO.

Në takim merr pjesë kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, zëvendës-ndihmësja e sekretarit për mbrojtje e SHBA-së Lora Kuper, ministrat e mbrojtjes ose persona zyrtarë të vendeve-anëtare Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, dhe ministrat e mbrojtjes ose persona zyrtarë të vendeve mbikëqyrëse Kosova, Serbia dhe Sllovenia.

Konferenca ministrore e ilustron bashkëpunimin e vazhdueshëm të nivelit më të lartë të mbrojtjes midis vendeve nga SHBA – Karta e Adriatikut dhe vendet mbikëqyrëse. Mundësitë për avancim dhe përforcim të perspektivës gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, si dhe perspektiva gjinore në operacionet për mbështetje të paqes, do të diskutohen si pjesë e Konferencës.

Potenciali për qasje inkluzive në sektorin e sigurisë lidhur me perspektivat gjinore do të mundësojë lidership të përforcuar, këmbim të përvojave dhe mësimeve të mësuara, krijim të aftësive dhe kapaciteteve të përbashkëta, efektivitet dhe efikasitet operativ në operacione paqësore dhe ballafaqim me sfida moderne të sigurisë.

Pas përfundimit të forumit sot në Ohër ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, Radmilla Shekerinska, Olta Xhaçka dhe Krasimir Karakaçanov do të mbajnë takim trilateral.

SHBA – Karta e Adriatikut është forum i cili nxit përpjekje të përbashkëta dhe të koordinuara për përmbushje më të shpejtë të kritereve dhe standardeve të NATO-s dhe zhvillim të aktiviteteve të orientuara drejt avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërtim të paqes, demokracisë dhe prosperitetit në Rajon.

Me iniciativë të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Samitit të NATO/ EAPS në Pragë në vitin 2002, u mbajtën takim të presidentëve dhe ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë, ku u promovua dhe u pranua iniciativa, joformalisht e quajtur e Ohrit-Adriatikut. Bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në A-3 kontekst, filloi pas nënshkrimit të Kartës për partneritet midis SHBA-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë në Tiranë, më 2 maj të vitit 2003 nga ana e ministrave të punëve të jashtme të së tre vendeve.

Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Kartën e Adriatikut, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 63-të të KB-së, i mbajtur më 25 shtator të vitit 2008 në Nju-Jork u soll vendim për dërgim të ftesës për anëtarësim në Grupin e Adriatikut të Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Në janar të vitit 2009 për herë të parë u harmonizua Plan partner për implementim të SHBA – kartës së Adriatikut në format (A-5), në të cilin ishin të inkuadruar edhe vendet-anëtare të grupit: Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Karta e Adriatikut bazohet në vizionin e përbashkët për stabilitet në EJL dhe anëtarësim të plotfuqishëm në integrimet euro-atlantike. Në fakt, ideja kryesore e Kartës është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë midis Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, nën patronazhin e SHBA-së dhe anëtarësim i plotfuqishëm në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button