Bullgaria Jugperëndimore në fazë portokalli për shkak të ciklonit “Filip”

Në Bullgarinë Jugperëndimore është shpallur gjendje e portokalltë për shkak ardhjes së ciklonit “Filip”, i cili është i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme.

Për shkak të rrezikut që e sjell moti i lig, Ministria bullgare e Punëve të Brendshme mbrëmë konvokoi shtabin e krizës. Udhëheqësit nga Ministria janë sistemuar në rajone të ndryshme në vend, që së afërmi ta ndjekin situatën.

Rreziku i publikuar i shkallës së parë dhe të dytë do të thotë se priten reshje intensive, kur pritet të bien mes 35 deri 65 litra në metër katror, ndërsa në vende të caktuara edhe më shumë.

Në kombinim me temperaturat pozitive dhe shkrirjen intensive të borës të mundura janë përmbytje.

Në Bullgari tashmë janë vendosur edhe njësi për vëzhgim 24 orësh të digave në pjesën perëndimore, ku reshjet do të jenë më të fuqishme. Në Bullgarinë Lindore, erërat e fuqishme pritet të arrijnë mbi 80 kilometra në orë.

Gjatë fundjavës pritet reshjet e shiut të ndalen, ndërsa në pjesën lindore do të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button