Parlamenti turk hodhi poshtë propozimin e opozitës për hetim për skandalin e dyshuar financiar të Erdoganit

Parlamenti turk e hodhi poshtë propozimin e opozitës të zbatohet hetim për dyshimet se anëtarët e familjes të presidentit Rexhep Taip Erdogan kanë shmangur pagesën e tatimit me transferim të miliona dollarëve në kompani ofshor.

Partia kryesuese opozitare, Partia Republikan Popullore pohon se ka dokumente me të cilat tregohet se anëtarë të familjes së Erdoganit kanë dërguar deri 15 milionë dollarë në ishullin Men dhe kërkuan të zbatohet hetim.

Parlamenti, në të cilin dominojnë anëtarë të partisë në pushtet të Erdoganit, e hodhi poshtë këtë propozim.

Prokuroria Publike turke kumtoi se i heton dyshimet se familja e presidentit Erdogan ka transferuar miliona dollarë jashtë vendit që të shmang pagesën e tatimit, duke theksuar se ekziston dyshim në autenticitetin e dokumenteve që qëndrojnë pas këtyre pohimeve.

Kryetari i partisë kryesore opozitare në vend, Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kilçdarogllu i akuzoi anëtarët e familjes së Erdoganit se kanë transferuar 14-të milionë dollarë në një kompani në ishullin britanik Man, duke i mbajtur dokumentet për të cilat tha se dëshmojnë që transaksionet janë kryer.

Presidenti turk Erdogan i hodhi poshtë akuzat dhe tha se ato janë mashtrim për të cilin Kiliçdaroglu “shtrenjtë do të paguajë”. Ai parashtroi padi kundër kryetarit të Partisë Republikane Popullore.

Zyra e Prokurorisë Shtetërore në Ankara kumtoi se është ngritur hetim për këto dyshime dhe se një nëpunës nga kompania Belevi LTD, të cilin Kiliçdaroglu e emëron si destinacion të mjeteve financiare të familjes Erdogan, këto dokumente i quajti të rrejshme.

Prokuroria gjithashtu kërkoi nga Partia Republikane Popullore t’i dorëzojë të gjitha dokumentet, pas ç’ka kryetari i partisë Ozgur Ozel kumtoi se CHP do ta përmbushë kërkesën e prokurorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button