Gjysma e Tiranës pa energji elektrike

Reshjet e dendura të shiut që nuk kanë ndalur gjatë gjithë ditës së sotme dhe po vijojnë me të njëjtin intensitet në të gjithë vendin, kanë sjellë probleme jo vetëm në rrugë duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete, por kanë sjellë probleme pasditen e sotme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Tiranës, shkruan Class.

Gjatë orëve të pasdites, siç mësohet nga raportimet në terren, pothuajse gjysma e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të përmbytjes në nënstacionin e Kasharit. Kështu, është ndërprerë energjia elektrike në disa zona: Kamëz, Laprakë dhe Kombinat.

Mësohet se po punohet për riparimin sa më të shpejtë të defektit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button