Prej marsit të vitit të ardhshëm doganim i përbashkët me Serbinë në vendkalimin Tabanovc

Maqedonia dhe Serbia nga marsi i vitit të ardhshëm do të vendosin doganim të përbashkët në vendkalimin kufitar Tabanovc.

Kjo u paralajmërua sot në fillim të mbledhjes joformale të përfaqësuesve të shërbimeve doganore nga Ballkani Perëndimor që mbahet në Shkup, e ku po shqyrtohen modelet dhe mundësitë për lidhje të vendeve dhe përshpejtim të procedurave doganore, e si pjesë e iniciativës për lidhje ekonomike të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, proces që duhet të mbarojë deri në vitin 2023, transmeton MIA. 

“Vendkalimi kufitar Tabanovc në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë pritet të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm dhe atëherë pritet të fillojë edhe me doganim të përbashkët,”, tha drejtori i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë, Gjoko Tanasoski para fillimit të mbledhjes.

Krahas doganimit të përbashkët në pjesën e qarkullimit për udhëtarë, pritet edhe përshepjtim i rikonstruimit edhe të stacionit hekurudhur Tabanovc dhe krijimin e kushteve për kryerje të doganimit të përbashkët edhe në pjesën e qarkullimit hekurudhor.

Ajo që u kontraktua në këtë mbledhje, tha kryeministri Zoran Zaev, do ta lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të fuqisë së lartë të kualifikuar punëtore.

“Qëndrimi pas standardeve të përbashkëta që i kërkojnë investuesit evropianë dhe botërorë për rajonin do të thonë punësime të reja, motivim të të rinjve të punojnë dhe jetojnë në vendet e tyre të lindjes dhe konkurrencë të posaçme”, tha kryeministri dhe shtoi se me këtë do të arrihet rritje e ndërmarrjeve, rrogave, standardit dhe ekonomisë së përgjithshme.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski potencoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor që të jetë rajonin ku mallrat, shërbimet dhe investimet lëvizin lirë dhe ku më lehtë bëhet biznes, me rëndësi të madhe është përforcimi institucional i Drejtorisë doganore, si dhe përforcimi i kornizës ligjore si pjesë e reformave që janë paraparë me Programin për menaxhim me financiat publike 2018-2020.

Mbledhja në Shkup mbahet sot dhe nesër, ndërsa qëllimi është të bisedohet për sfidat me të cilat ballafaqohen shërbimet doganore në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button