MATTO: Maqedonia dhe Turqia tërësisht ta liberalizojnë tregtinë me prodhimet bujqësore

Maqedonia dhe Turqia tërësisht ta liberalizojnë tregtinë me prodhimet ushqimore bujqësore dhe sa më shpejtë të hapin dialog të nivelit institucional për bashkëpunim më të madh ekonomik midis investimeve nga të dyja palët dhe paraqitje të përbashkët në tregje të treta, porositën pjesëmarrësit e simpoziumit të sotëm që e organizon Fondacioni për hulumtime ekonomike nga Stambolli.

Sipas biznesmenëve, pa vullnet të sinqertë politik nuk as ndryshime, as përparim bilateral të shpejtë, por më e rëndësishme është të ekzistojë stabilitet politik, të funksionojë shteti juridik, të ketë konsistencë dhe si dhe dialog efikas privat publik.

“Që të rritet lidhja ekonomike midis Maqedonisë dhe Turqisë të dy qeveritë duhet të konfirmojnë strategji për bashkëpunim të mëtejshëm dhe t’i definojnë prioritetet. Ata më së shumti mund të kontribuojnë në shfrytëzimin e përbashkët të fondeve të BE-së, bartje të përvojës turke për partneritet privat-publik dhe në lehtësimin e procedurave për zhvillim të bizneseve, duke përfshirë qëndrim të përkohshëm dhe punë”, theksoi kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO) Ajdovan Ademoski.

Ademoski vlerësoi se modernizimi i ekonomisë vendore me pjesëmarrje në nou-haun turk, para së gjithash, në prodhimtarinë industriale dhe bujqësore, ndërtimtari dhe turizëm, shfrytëzim të resurseve të Maqedonisë për shërbime autsorsing dhe inkuadrim në zinxhirë global të vlerës së shtuar përmes rilokimit të eksportuesve turq në Maqedoni, janë vetëm disa nga mundësitë për avancim të bashkëpunimit.

Është e domosdoshme, nënvizoi Ademoski, kompanitë nga Maqedonia të bëhen sa më të dukshme për kompanitë turke, ndërsa partnerët potencial nga Turqia të marrin informata të cilat do të ishin vendimtare për marrjen e vendimeve afariste për bashkëpunim me Maqedoninë.

Ministri pa portofol Adnan Qahil në fjalimin në simpozium potencoi se ekonomia e Maqedonisë është e hapur për bashkëpunim dhe kjo i jep të drejtë, siç tha, të konsiderojë në numër sa më të madh të investuesve të huaj.

“Të shikuarit e Maqedonisë si një treg i vogël është e kaluar. Maqedonia duhet të shikohet në suaza të BE-së dhe si mundësi për bashkëpunim me vende të treta”, tha Qahil, duke shtuar se përveç në zonat e lira ekonomik ku së shpejti të gjitha tatimet janë sjellë në zero, vendi ofron kushte jashtëzakonisht të volitshme edhe në pjesën e investimeve grinfild dhe braunfild.

Të dhënat e fundit tregojnë se këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Turqisë është modest. Në nëntë muajt e parë të këtij viti është 314 milionë dollarë, prej të cilëve vetëm 60 milionë është eksport nga ana e Maqedonisë.

“Shënojmë rritje modeste në këmbim prej 4,1 për qind, duke pasur parasysh se sa jemi afër dhe se sa mirë bashkëpunojmë. Eksporti i Maqedonisë por rritet dhe gjithsesi se kjo është mirë, por disbalanci nga ana jonë është serioz”, theksoi Antoni Peshev nga oda Ekonomike e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button