Vazhdon mbështetja e madhe e tifozëve për Interin edhe ndaj Chievos (VIDEO)

Interi ka befasuar të gjithë me formën e mirë këtë sezon, por jo vetëm.

Përveç rezultateve klubi italian po arrin të mbush shkallët e stadiumit ndeshje pas ndeshje.

Takimi i ardhshëm i zikaltërve është ndaj Chievos dhe tashmë janë shitur 50 mijë bileta ka njoftuar klubi nga Milano, transmeton Telegrafi.

Ndeshja luhet të dielën nga ora 15:00 dhe është vendimtare për motivin e skuadrës para ndeshjes ndaj Juventusit.

Shifra normalisht që do të rritet, kjo pasi kemi edhe katër ditë deri në kohën e përballjes.

E bukura është se te tifozët është ringjallur edhe dëshira për të shikuar ndeshjet edhe ndaj skuadrave të vogla.

Shembull janë ato ndaj Spalit në Giuseppe Meazza, ku ishin mbi 57 mijë tifozë dhe me Geonan 50 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button