Është pranuar akuza e PSP-së për “Tank”, për blerjen e Mercedesit luksoz me mbi gjysmë milionë euro
Këshilli për konfirmimin e aktakuzave e pranoi akuzën e Prokurorisë Speciale Publike për lëndën “Tank” , konfirmuan për MIA-n nga PSP.
Ende nuk është konfirmuar data për fillimin e gjykimit as nuk është caktuar gjykatës i cili do ta udhëheqë lëndën.
Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.
Gjykata e Apelit Shkup, siç publikoi MIA, më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit të jenë dëshmi në gjykimin për rastin “Tank”.
Ndryshe, Këshilli për vlerësimin e aktakuzës në Gjykatën Penale, duke vepruar sipas propozim akuzës që e ka dorëzuar Prokuroria Speciale Publike i ka pranuar akuzat për rastet “Tarifa” dhe “Traektorja”.
LEXO: Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash