Rama pritet me protesta në Vlorë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme gjendet në Vlorë, aty ku dhe uroi shqiptarët për 105-vjetorin e pavarësisë, ai u prit me protesta të një grupi të rinjsh.

Të rinj të ndryshëm kanë pritur kryeministrin me pankarta të ndryshme në duar të cilët kërkonin shkarkimin e tij.

Pjesë e protestës ishin edhe të rinjtë e forumit të partisë opozitare të PD-së të cilët me parrulla në dorë sulmojnë Ramën.

Në parrullat e të rinjve janë tre efektivët e policisë të arratisur Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

Mbi ta qëndron ish-ministri i Brendshëm dhe në krye të piramidës kryeministri Edi Rama. “Ismail Qemali shpalli pavarësinë, Rama narkoshtetin”, shkruhet në parullat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button