IDSCS-ja publikoi raportin e dytë, as gjysma e Planit 3-6-9 nuk është realizuar plotësisht

Instituti për Demokraci “Societas Civilis”(IDSCS) që merret me mbikëqyrjen e realizimit dhe plotësimit të reformave që parashihen në “Planin 3-6-9” sot publikoi raportin e ri sipas të cilit vlerësojnë se për 41% janë realizuar aktivitetet e parapara ndërkaq kërkojnë plotësim të tij, njofton Portalb.mk.

Sa i takon pjesës së tremujorit të Planit 3-6-9 nga IDSCS konstatojnë se 73 aktivitetet e parapara, plotësisht janë përmbushur 41% e tyre, si pjesërisht të përmbushura janë 16% e tyre, kurse si të paplotësuara janë 14% e tyre. 29% e aktiviteteve konsiderohen si të pamatshme.

Analizuar në bazë të sferave që i takojnë reformat është konstatuar se:

– Në sferën legjislative nga 9 aktivitete të parapara, 3 janë të realizuara kurse 6 janë të pamatshme;

– Në sferën e shërbimeve të sigurisë nga 6 aktivitete, 3 janë realizuar, 1 pjesërisht është realizuar, 1 është e parealizuar kurse 1 është e pamatshme;

– Në sferën e pushtetit gjyqësor nga 13 aktivitete, 6 janë plotësisht të realizuara, 3 është pjesërisht të realizuara, 1 është e parealizuar dhe 3 janë të pamatshme.

– Në pjesën e reformave të administratës publike nga 7 masat që janë paraparë, 4 janë realizuar kurse 3 janë të pamatshme.

Si aktivitete apo masa të pamatshme janë vlerësuar ato të cilat nuk mund të vërtetohet statusi se janë plotësuar pasi që nuk ekziston burim i sigurt në bazë të cilit do të mund të caktohet realizimi i tyre.

Nga IDSCS-ja vlerësojnë se Plani 3-6-9 duhet të plotësohet me aktivitetet të cilat adresojnë rekomandime kyçe që kërkohen në Raportin e Pribesë dhe reformave urgjente.

Nga IDSCS-ja njoftojnë se në kuadër të mbikëqyrjes së realizimit të Planit 3-6-9, do të publikojnë edhe dy raporte që parashohin se sa janë realizuar masat e parapara në gjashtëmujorin dhe nëntëmujorin e Planit 3-6-9.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button