Dy Qeveritë, sot në Vlorë për të shënuar festën e Pavarësisë

Ministrat e Qeverisë së Edi Ramës dhe ata të Ramush Haradinajt, sot nga Korça do të jenë në Vlorë.

Në qytetin e flamurit sot, siç njoftojnë mediat kosovare e shqiptare, do të ketë një varg aktivitetesh në mes të dy delegacioneve, për të shënuar kështu 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Manifestimeve në Vlorë sot i bashkohet edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili mbrëmë pasi bëri homazhe në Prekazin e Jasharajve ka thënë se po niset për në Vlorë për t’iu bashkuar festës mbarëkombëtare.

Në Vlorë, në Shtëpinë Muze sot do të zhvillohet një aktivitet i përbashkët, ku do të shpallet dhe logo zyrtare e Vitit Mbarëkombëtar te Skënderbeut.

Mbledhja e dy qeverive shqiptare që u zhvillua dje shënon dhe hapjen zyrtare të Vitit të Skënderbeut me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar. Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive.

Mbledhja e parë midis dy qeverive u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, në kohën kur kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, këtë herë në Tiranë, ku qeveria e Kosovës u prezantua me kryeministrin Isa Mustafa. Më 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, për të tretën herë, këtë radhë në Prishtinë dhe dje u mblodhën në Korçë, ku kësaj here kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka në krah homologun Ramush Haradinaj. 

LEXO: Nënshkruhen 12 marrëveshje, Rama: Mbledhja s’është provokim. Haradinaj: Unifikim doganor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button