Katër nga 20 vitet e fundit, Albin Kurti i Vetëvendosjes i ka kaluar në përballje me policinë (VIDEO)

Kallxo.com ka sjellë një video përmbledhëse ku shihet se në 20 vitet e fundit, ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti katër vjet i ka kaluar prapa grilave ose në arrest shtëpiak, pëcjell Portalb.mk.

Në mes të viteve 1997-2017, Kurti është arrestuar rreth 20 herë.

Burgu më i gjatë i tij ishte ai në Serbi prej 2 vjet e shtatë muaj.

Albin Kurti ishte arrestuar edhe në maj të 1999 në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë nga Policia e Serbisë nga ku u liruar në vitin 2001.

Më 9 qershor të 2006 sërish arrestohet në Kosovë për të qëndruar 10 ditë në burg.

Edhe në shkurt të 2007 ai arrestohet sërish për të qëndruar kësaj radhë 5 muaj në arrest shtëpiak.

Në vitin 2010, Kurti dënohet me 9 muaj burgim.

Në ndërkohë Kurti është arrestuar edhe disa herë për gaz lotsjellës dhe protesta.

Arrestime e fundit zakonisht janë bërë më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë datë Kurti u arrestua më vitin 2015 nga Njësia Speciale për të qëndruar dy javë e gjysmë në Burgun e Dyzit.

Në vitin 2017 Albin Kurti u arrestua më 23 nëntor. Për t’u liruar dy ditë më pas.

Ai e vazhdon të jetë në arrest shtëpiak, por më 26 nëntor doli në festën e fitores së Vetëvendosjes për Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

LEXO MË SHUMË:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button