E çmendur mbas Angelina Jolie, fansja shpërfytyrohet nga operacionet

Jo rrallëherë, aktorja e njohur Angelina Jolie cilësohet si femra më e bukur në botë, dhe jo më kot. Me mollëza të larta, buzë të plota, lëkurë qelibar dhe sy me ngjyrë, ajo duket sikur është pikturuar me dorë!

Ka shumë fansa që duan t’i ngjasojnë bukuroshes Hollywood-iane, por një vajzë 29-vjeçare nga Irani ka shkuar tejet larg me operacionet plastike për t’u bërë sozia e idhullit të saj, shkruan Bordo.al. 

E fiksuar pas Angelina Jolie, shikoni si u katandis pas dhjetra operacioneve

Saba Tahar i ka tmerruar të gjithë me fotot e saj, ku shfaqet e shpërfytyruar nga operacionet ekstreme, dhe aspak si Angelina Jolie.

Saba është edhe tejet e dobët, për shkak të një diete prej së cilës ka humbur 20 kilogramë.

Një tmerr i vërtetë, dhe nuk dimë si e kanë lejuar edhe doktorët të përfundojë në këtë gjendje!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button