Rasti “Treqind”: Në seancën e ardhshme me kërkesë të Prokurorisë do të thirret edhe psikiatri për Popovskin

Në Gjykatën Penale sot sërish u anulua seanca për lëndën e PSP-së, “Treqind”, në të cilin është i akuzuar ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve.

Popovski sot u paraqit në seancë, por siç tha avokati i tij, vetëm sepse ka qenë nën presion të opinionit.

Avokati i tij kërkoi anulim të seancës sepse i akuzuari është mjekuar nga depresioni dhe për këtë arsye nuk ka qenë në gjendje që të marrë pjesë në gjykim.

Gjykata për debatin e ardhshëm kryesor të caktuar për më 1 dhjetor e ftoi mjekun që i ka dhënë pushim mjekësor Popovskit të japë sqarim për gjendjen shëndetësore, ndërsa në mënyrë shtesë me kërkesë të Prokurorisë do të thirret edhe psikiatri, i cili do të tregojë nëse i padituri do të mund ta përcjellë gjykimin.

Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski ilegalisht ka ndarë marrëveshje për shit-blerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Morshe Maqedoni SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJP Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe Avto Kuqa SHPK Shkup të zgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.

Në këtë lëndë, siç tanimë publikoi MIA, Gjykata e Apelit vendosi se bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button