The Guardian: Natyra shqiptare në rrezik nga projektet hidrike!

Projektet me fuqi hidrike janë trefishuar në dy vitet e fundit në Ballkan, duke shtuar kërcënimin për lumenjtë malorë shkruan The Guardian, transmetpn Lapsi.al.

Janë thuajse 2800 diga që po ngrihen në një rrjet lumenjsh që nis nga Sllovenia deri në Greqi. 37% e tyre janë ngritur në zona të mbrojtura, si parqe kombëtare apo zona të përfshira në Natyra 2000.

Por sot, makineri të rënda janë duke kanalizuar rrjedhën e ujit në 187 kantiere ndërtimi, krahasuar me 61 të tilla në vitin 2015, sipas një kërkimi të Fluvius, një projekt i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ulrich Eichelmann, drejtori i një organizate jofitimprurëse, River Watch NGO (Mbikëqyrësi i lumenjve) thotë se mënyra si po ndërtohen projektet, ka një impakt shkatërrues ndaj natyrës në mënyrë të vazhdueshme.

“Ata ndryshojnë rrjedhën e ujit përmes tubave, larg nga shtrati i lumit duke lënë pas kanale bosh, ku dikur kalonte lumi” ka thënë ai për The Guardian. “është një katastrofë për banorët e zonës dhe për mjedisin. Për shumë specie peshqish dhe insekte, ky është fundi”.

Një e tillë e zhdukur është “Isoperla vjosae”, e zbuluar në Shqipëri mbi lumin Vjosa këtë vit, gjatë një ekspedite me 25 shkencëtarë, që gjithashtu zbuluan një peshk të një lloji të ri, të panjohur më parë për shkencën. Njësoj si salmoni i Danubit, ashtu edhe si trofta e Prespës, edhe ky lloj peshku është drejt zhdukjes, prej atij që Eichelmann e quan një “tsunami i digave”.

Shkencëtarët e përshkruajnë Vjosën si një eko-parajsë unike, për speciet nënujore që tashmë janë zhdukur në të gjithë Evropën. “Shumica e këtyre llojeve po zhduken si rezultat i projekteve hidroenergjitike” thotë ai.

Gjithsesi, Damian Gjiknuri, Ministri i Energjisë tha për Thë Guardian se dy megadiga të vendosura mbi Vjosë “do të lejojnë kalimin e peshqve përmes një bypassi për peshqit”

“Projektet janë dizenjuar në praktikat më të mira të ruajtjes së ambientit, për të minimizuar efektet e digave të larta në qarkullimin e faunës nënujore” thotë Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit, vetëm dy diga të larta janë ndërtuar në Shqipëri, ndërsa të tjerat funksionojnë me fuqinë hidro të lumenjve.
Këto gjenerojnë më pak se 10 Më energji, ndaj nuk kanë pasoja mbi ambjentin. Veç jetës nënujore digat e reja përgjatë Vjosës kanë krijuar konflikte të shumta edhe me banorët.

Që nga viti 2012 shkruan The Guardian, konflikti i pronave mes banorëve dhe kompanive energjetike ka shkaktuar disa vrasje dhe arrestime. Në Shqipëri ka një përqendrim projektesh me 81 diga që po ndërtohen, por Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina gjithashtu po instalojnë 71 plantacione hidrike. Serbia ka nën shqyrtim 800 projekte.

Për The Guardian, Gjiknuri ka premtuar se qeveria shqiptare do të shpallë park kombëtar një pjesë të lumit Vjosa, në pjesën para rrjedhës së digës së hidrocentralit të Kalivaçit, për të ndalur ndërtimet e tjera hidrike në këtë zonë./ Marrë nga The Guardian, përshtati Lapsi.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button