Kisha Ortodokse e Bullgarisë, pranoi të jetë kishë-amë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë

Në situatë kur Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM) e pranon Kishën Ortodokse të Bullgarisë (KOB) për kishë-amë, KOB e vlerëson si detyrim të shenjtë të ofrojë bashkëpunim të plotë, ndërmjetësim dhe përfaqësim përpara kishave ortodokse vendase, duke ndërmarrë gjithçka që është e patjetërsueshme për konstatimin e statusit kanonik të KOM-it, shkruan në vendimin e sinodit të KOB për letrën e KOM-it, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme në përbërje të plotë, KOB e ka shqyrtuar letrën e kryepeshkopit të KOM-it, z.z. Stefan.

Paraprakisht, patriarku bullgar, Neofit përpara hyrjes në Sinodin e Kishës Ortodokse Bullgare tha se “duhet ta pranojmë dorën e shtrirë nga Maqedonia. Ajo është më së paku çfarë mundemi, pasi që ata janë vëllezërit tanë, populli jonë. Do të përpiqem ta ruaj unitetin e tyre”.

Përpara Sinodit të KOM-it në Sofje, në mëngjes janë mbledhur një grup i madh i qytetarëve bullgar, të cilët i kanë dhënë mbështetje KOB-it që ta pranojë kërkesën e KOM-it.

Në kohë të ftohtë dhe me shi, ata dy orë kanë pritur përpara Sinodit me kërkesë, ashtu siç shkruante në transparentët “të mos hidhet poshtë shtrirja e dorës nga vëllezërit tanë nga Maqedonia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button