Çrregullimi i Personalitetit të shumëfishtë

Dissociative Identity Disorder ose ndryshe çrregullimi i Personalitetit të Shumëfishtë është një çrregullim mendor i karakterizuar nga së paku dy identitete të ndara ose gjendje personaliteti të shkëputura. Këto gjendje shfaqen në sjelljen e personit të shoqërura me dëmtim të memories në lidhje me informacione të rëndësishme, shkruan Bordo.al.

DID (Dissociative Identity Disorder) karakterizohet nga prezenca e dy ose më shumë personaliteteve të ndara që vazhdimisht kanë fuqi mbi sjelljen e personit. Personalitetet e tjera kanë moshën dhe gjininë e tyre. Secili ka xhestikulacionet përkatëse, posturën, mënyrën përkatëse të të folurit. Nganjëherë ata janë persona imagjinarë, nganjëherë janë kafshë. Çdo personalitet pasi shfaqet merr nën kontroll personin dhe ky proces quhet “switching”. “Switching” mund të ndodhë brenda disa sekondave, minutave por edhe ditëve. Gjithashtu personat me DID përjetojnë një numër problemesh psikiatrike duke përfshirë këto simptoma:

  • Depresion
  • Luhatje humori
  • Tendenca suicidale
  • Çrregullime të gjumit
  • Ankth dhe atak paniku
  • Abuzim me drogë dhe alkol
  • Simptoma psikotike si halucinacione vizuale ose auditore
  • Çrregullime të të ngrënit.

Ka shumë mënyra sesi proceset psikologjike të DID ndryshojnë jetën e personit duke përjetuar:

Depersonalizim – të ndjerit të shkëputur nga trupi dhe zakonisht i referohet si një “eksperience jashtë – trupit”

Derealizim – ndjenja sikur bota nuk është e vërtetë ose duket e mjegullt ose shumë larg.

Konfuzim të identitetit– kjo përfshin një ndjenjë konfuzimi mbi atë çfarë personi është.

Shkaqet e DID janë akoma të paqarta por studimet tregojnë që është një përgjigje psikologjike ndaj stresorëve interpersonal dhe mjedisorë, veçanërisht gjatë viteve të para të fëmijërisë ku neglizhimi emoional dhe abuzimi mund të ndikojë zhvillimin e personalitetit. 99% e individëve me DID kanë pasur histori të vazhdueshme kërcënuese dhe abuzuese në një fazë të ndjeshme zhvillimi (zakonisht para orës 9). Kërkimet tregojnë se në familje ku prindërit janë kërcënues dhe të paparashikueshëm, fëmijët mund të zhvillojne DID.

Diagnositikimi i DID merr shumë kohë. Individët me këtë çrregullim kalojnë shtatë vjet në institucione të shëndetit mendor para se të diagnostikohen. Kjo është e zakondshme sepse lista e simptomave që e shtyjnë një person të këkojë ndihmë është e ngjashme me atë të çrregullimeve të tjera psikike. Gjithashtu persona me DID kanë diagnoze bashkë ekzistuese si Borderline Personality Disorder, Depresion, Ankth.

Statistikat tregojnë një normë prej 01% deri ne 1% të popullsisë të diagnostikuar me DID. Po ta konsiderojmë më gjerë më shumë se një e treat e njerëzve ndjehen sikur po e shohin veten si në një film dhe 7% e popullsisë mund të ketë një formë të DID të padiagnostikuar.

Nuk ka një “kurë” fikse për DID por trajtimi me kohë të zgjatur mund të jetë ndihmues, nëse personi qëndron i përkushtuar. Trajtimi efektiv përfshin talk therapy, psikoterapi, hipnoterapi ose dhe terapi të tjera si art or movement therapy. Nuk ka një medikament të veçantë për DID por duke qënë se shoqërohet me ankth dhe depresion, trajtimi me ilaçe i këtyre problemeve bashke ekzistuese paralelisht me psikoterapinë mund të ndihmojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button