Zaev: Falimentimi i Fenit i kontrolluar, për rifillimin e punës së fabrikës

Falimentimi i Fenit është i kontrolluar për ristartim. Këtë e dinë edhe të punësuarit dhe transportuesit dhe  pronarët e rinj potencialë  që gjithsej janë katër.

Ata e dinë se procedura përfundimtare do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, me siguri do të zgjidhet ai që do të paguajë përqindjen më të madhe të obligimeve dhe do të garantojë progres më serioz dhe zhvillim të fabrikës deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Zaev theksoi se Feni ka perspektivë të madhe, ndërsa shpreson edhe në hapjen e kapaciteteve të reja të prodhimit për finalizimi e prodhimeve të nikelit, por kjo siç tha mbetet  pas përzgjedhjes së kreditorëve.

“Është gjë e mirë që çmimi i fero-nikelit rritet në Bursë. Këtë e dinë edhe të punësuarit edhe qytetarët, vetëm apeloj që të mos lejojnë që askush t’i motivojë që të bëjnë gjëra jo përkatëse sepse procesi është tërësisht i kontrolluar. Shteti është këtu që të asistojë. Ne i gjetëm të gjithë investuesit. Bëhet fjalë për kompani nga Bullgaria, fondin nga Zvicra, kompani mutlikombëtare me Francën dhe edhe një nga Britania. Këto janë kompani gjigande”, theksoi Zaev dhe shtoi se Feni është shumë i rëndësishëm për vendin sepse në të punojnë mbi 850 mijë njerëz, që në mënyrë indirekte nënkupton 4.000 familje.

Në pyetjen nëse ekzistojnë të dhëna se në deponinë Drislla digjen mbetje radioaktive, Zaev ishte decid se nuk ka të tilla informacione, ndërsa nëse eventualisht ekzistojnë, siç theksoi, menjëherë do të intervenohet.

“Nuk bëhet fjalë për asgjë radioaktive apo  të palejuar që do të dëmtonin qytetarët. Kryebashkiaku i Shkupit me ekipet juridike i bëjnë të gjitha analizat e kontratës dhe është i detyruar që të më informojë, sepse bëhet fjalë për një investim të huaj. Ne deri tani kemi pasur informacione më tepër përmes mediave sepse nuk kemi pasur akses në arkivat e Qytetit të Shkupit. Pas kësaj analize do t’i njoftojmë qytetarët  për pjesën juridiko-formale”, theksoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button