Social-demokratët gjermanë presin se anëtarësia do të miratojë koalicion të ri të gjerë me Merkelin

Një përfaqësues i lartë i partisë social-demokrate gjermane SPD sot deklaroi se anëtarësia partiake me siguri do ta miratojë formimin e koalicionit të ri të tretë të gjerë me Angela Merkel.

Lideri i partisë Martin Shulc dje e hapi mundësinë për hyrje në koalicionin e ri të gjerë, por paralajmëroi se SPD-ja paraprakisht do t’i konsultojë anëtarët e tij për këtë mundësi. Në një intervistë për gazetën “Oasauer Noje Prese” anëtari i bordit ekzekutiv të SPD-së Nills Anen vlerësoi se anëtarësia me siguri do të pajtohet në edhe një të a.q. GroKo (koalicion i madh).

Rezistenca kryesore e koalicionit me Merkelin vjen nga dega e re e partisë, por Shulc paralajmëroi se do të presë këta politikanë të jenë të besueshëm në vendimin që do të sillet nga anëtarësia.

SPD-ja vëren ulje dramatike të popullaritetit nën udhëheqjen e Zigmar Gabriel dhe Martin Shulc, në periudhën e koalicionit të gjerë me partinë CDU të Merkelit nga viti 2013 deri në vitin 2017. Ky ishte koalicioni i dytë i gjerë i partive të cilat duhet të jenë kundërshtarët kryesorë të skenës politike gjermane pasi Merkeli u bë kancelare në vitin 2005. Në zgjedhjet në shtator, SPD-ja fitoi 153 vende në Bundestag, madje 40 më pas sesa në zgjedhjet në vitin 2013. Shulc kumtoi se ulja e popullaritetit të partisë së tij ka të bëjë me humbjen e identitetit të partisë në rolin e partnerit më të vogël të koalicionit të Merkelit dhe tha se SPD-ja do të shkojë në opozitë.

Por, Merkeli gjithashtu ka humbur shumë vende në Bundestag, në llogari të partisë nacionaliste AFD dhe të partisë liberal-demokratike FDP. Për shkak të debaklit zgjedhor, Merkeli tentoi të formojë koalicion me FDP-në dhe me të Gjelbrit, por negociatat dështuan për shkak të papajtueshmërisë së qëndrimeve me FDP-në.

Duke druajtur se zgjedhje të reja do të çojnë deri në ngritje edhe më të madhe të partisë AFD, e cila fitoi 94 deputetë dhe gjatë hyrjes së parë të saj në Bundestag menjëherë u bë fuqia e tretë politike në Gjermani, presidenti Frank Valter Shtajmaer propozoi takim midis CDU-së dhe SPD-së dhe koalicion të ri “GroKo”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button