Aeroplanët e parë me ushqim arritën në Jemen pasi Arabia Saudite e hoqi embargon

Katër aeroplanë me ndihmë humanitare sot kanë arritur në Sanë, kryeqyteti i Jemenit, lajmëroi agjencia e lajmeve DPA. Kjo është dërgesa e parë e ndihmës humanitare për Jemenin të dërguar pasi Arabia Saudite dhe aleatët e saj në rajon vendosën embargo ndaj Jemenit më 5 nëntor. Embargoja u vendos pasi grupi shiit i kryengritësve huthë gjuajti një raketë ndaj kryeqytetit saudit Riad.

Arabia Saudite dhe Irani ndihmojnë grupe kundërshtare në luftën qytetare në Jemen, e cila shpërtheu në vitin 2014, me tentimin që huthët ta ndërmarrin kontrollin ndaj shtetit. Lufta shkaktoi uri në Jemen dhe mendohet se nga 27 milionë banorë, 17 milionë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ende nuk është e qartë nëse embargon që e ka vendosur Arabia Saudite do të hiqet në tërësi ose do të mbesë në fuqi për pjesët shiite të Jemenit të cilat janë nën kontrollin e huthëve. Kur e vendosi embargon, Arabia Saudite kumtoi se kjo është e nevojshme që të pengohen dërgesat e mëtutjeshme iraniane të armëve për huthët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button