Josipoviq: Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse dëshiron të hyjë në BE

Ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq deklaroi se marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë më keq se sa që ishin para disa vitesh. Në një intervistë për gazetën “Danas”, Josipoviq gjithashtu thotë se Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së derisa nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Mediat, simpatizantët dhe komentuesit e ndryshëm, të gjithë ata dalin me deklaratat e tyre. Në dy vendet ekzistojnë procese retrograde dhe rehabilitim dhe festim të forcave të mposhtura pro-naziste”, deklaroi Jospipoviq për “Danas”. Ai nuk dëshiron të spekulojë nëse në kuadër të këtij keqësimi të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Zagrebit mund të ndodh që Kroacia ta bllokojë pranimin e Serbisë në BE.

Sipas ish-presidentit të Kroacisë, BE-ja ka një projekt për zgjerimin e Ballkanit, duke e përfshirë edhe ndaj Turqisë dhe natyrisht, Kosovës. Për këtë, Josipoviq thotë se Serbia nuk mund të bëhet anëtare nëse nuk e njeh Kosovën.

“Hyrja e Serbisë në BE pa e njohur Kosovën do të thotë se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së. Një reduktim i tillë i projektit për ndërtimin e një Evrope të bashkuar është e papranueshme për shumicën e anëtareve të tanishme të BE-së”, deklaroi Josipoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button