Zaev: Ndjekja sekrete mbetet nën kontroll të Prokurorisë Publike

Reformat në shërbimet e sigurisë janë në fazën e avancimit. Është zgjedhur edhe modeli i tretë i cili paraqet përjashtim të të gjitha institucioneve tjera. Ndjekja e fshehtë mbetet nën kontrollin e Prokurorisë Publike, larg duarve të politikanëve, kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“MPB do të ketë mundësi vetëm përmes urdhrit gjyqësor të kyçet në sistemin e luftës kundër terrorizmit, ektremizmit, radikalizmit. Gjithçka që lidhet me korrupsionin, krimin, mundësitë për dyshim është apsolutisht nën kontroll të Prokurorisë Publike. Në të mund të kyçen dogana, Agjencia për kundërzbulim dhe institucionet tjera që kanë nevojë nga lloji i tillë i asistencës. Qëllimi është që asnjëherë të mos përsëritet  keqpërdorimi i shërbimeve sekrete, veçanarisht ndjekja sekrete ose përgjimi që ishte shembull në Maqedoni. Për atë qytetarët duhet ta dinë se në të ardhmen nuk do t’i përgjojë askush, nuk do të shkelen të drejtat e tyre dhe komunikimet e lira”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button