Shqipëria pjesë e operacionit ndërkombëtar të EUROPOL, 135 armë zjarri dhe 7 000 fishekë të konfiskuara

Mbi 135 armë zjarri dhe 7 000 fishekë të konfiskuara janë disa nga rezultatet përfundimtare të operacionit “Calibre”, një seri veprimesh ndërkombëtare të cilat u zhvilluan në 10 shtete anëtare të BE-së dhe në 8 Palë të Treta, të udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar, si lideri i këtij aktiviteti dhe me mbështetjen e plotë të Europol dhe Frontex.

Europol ka koordinuar Ditët e Përbashkëta të Veprimit në lidhje me trafikun e armëve në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria ishte pjesë e operacionit të gjerë ndërkombëtar.

I nisur në shtator 2017, operacioni ‘Calibre’ arriti kulmin me një veprim të përbashkët dyditor në datat 17-18 nëntor 2017, i koordinuar nga Qendra Operacionale e Europolit në Hagë, ku u kryen kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këto Ditë të Përbashkëta Veprimi morën pjesë Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bullgaria, Greqia, Rumania, Spanja, Hungaria, si dhe Zvicra, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Njësia ATF e SHBA-së, Europol dhe Frontex.

Gjatë kësaj veprimtarie dyditore, u arrestuan 18 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor për veprat penale në lidhje me armët e zjarrit dhe eksplozivët si edhe 81 individë u penguan të hynin ilegalisht në BE. Përveç kësaj, u identifikuan edhe 37 raste të cilat kishin kaluar afatet e qëndrimit.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Britaninë e Bashkuar u vendosën 4 zyra lëvizëse të Europol, duke mundësuar në kohë reale shkëmbimin e informacionit dhe duke analizuar dhe kontrolluar të dhënat e mbledhura. Në pika të ndryshme të kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor, oficerët e kufirit gjatë kontrollove në kufi u ndihmuan edhe nga Frontex.

Operacioni ‘Calibre’ është pjesë e operacionit ‘Dragon’, i cili është i katërti event i Ditëve të Përbashkëta të Veprimit të organizuara në të gjithë BE-në, që zhvillohet brenda Ciklit të Politikave të BE-së për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe krimet e rënda, qe u zhvillua në kuadrin e EMPACT për armët e zjarrit, transmeton ATSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button