Veza dhe gjalpi, dy produktet e nevojshme për të zhdukur rrudhat poshtë syve

Sa herë që bëhet fjalë për të bërë maska për fytyrën në kushte shtëpie, një nga produktet kryesore është veza.

Proteinat, vitaminat, mineralet që gjejmë tek veza, kryesisht tek e bardha, e bëjnë atë një nga produktet më të domosdoshme për kujdesin e lëkurës dhe mbi të gjitha pa shpenzuar shumë para. Sot do t’ju sjellim një maskë që do t’ju vijë në ndihmë për rrudhat në zonën e syve, pjesa delikate e fytyrës, transmeton Revista Class.

Ju nevojitet vetëm e bardha e vezës dhe gjalpi. Në një tas përzieni këto dy produkte, dhe maska është gati. Vendoseni këtë përbërje në fytyrë me ndihmën e shamive prej letre për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Aplikoni këtë maskë të paktën një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button