Gostivar, përfaqësues të SECO dhe NP Komunalec, evaluojnë realizimin e projektit për ujësjellësin

Këshilli drejtues i projektit “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në komunën e Gostivarit”, mbajti mbledhjen e rregullt, të tetën me radhë, me ç’rast konsulentët bënë prezantimin e fazës së dytë të projektit në fjalë.

Ekspertë të SECO-s, përfaqësues të NP “Komunalec” dhe të Komunës së Gostivarit, dolën në vendngjarje për të vlerësuar ndërtimin e  rezervuarit se në ç’fazë ka arritur, si dhe masat emergjente që janë ndërmarrë tek burimi i lumit Vardar.

Me këtë rast drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec” Isak Lazami, siguroi përfaqësuesit e SECO-s se ndërmarrja publike dhe komuna e Gostivarit, do të punojnë intensivisht në realizimin e këtij projekti me rëndësi jetike për qytetarët e Gostivarit dhe se do të punohet me hapa të përshpejtuar për të shmangur vonesat të cilat janë paraqitur në realizim gjatë mandatit të shkuar.

Përndryshe, projekti “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në komunën e  Gostivarit”, mundësohet me grant nga SECO (Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike), kreditim nga banka gjermane KFW, si dhe pjesëmarrje me shërbime të Komunës së Gostivarit. Vlera e përgjithshme e projektit, në të gjitha fazat, arrin shifrën 7.200.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button