BE e paqartë rreth përfshirjes së SHBA në dialogun Serbi-Kosovë

Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me SHBA rreth Ballkanit Perëndimor. Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve B92, zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç, transmeton Koha.net.

Ky bashkëpunim ka të bëjë edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

Kocijançiç u është përgjigjur pyetjeve që kanë të bëjnë me kërkesat e zyrtarëve të Prishtinës që në dialogun midis Beogradit e Prishtinës të përfshihen edhe SHBA dhe të kongresistit amerikan Engel se SHBA “me siguri do të përfshihet”, raporton B92.

Kjo agjenci serbe e lajmeve citon kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjatë takimit me kongresistit amerikan, Eliot Engel, i cili po viziton Kosovën, të ketë thënë:

“Ne kërkojmë ndihmën tuaj, ndihmën e Amerikës, ndërsa Kosova këtë do ta kthejë me kujdesin më të madh në përparimin e demokracisë, me rend e ligje, me luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe Kosovën e lirë për të gjithë qytetarët e saj”, transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button