Gjykimi për “Trajektoren” caktohet për më 6 dhjetor

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” në Prokurorinë Speciale Publike, do të fillojë më 6 dhjetor, Gjykata Penale, e cila më 13 nëntor e pranoi akuzën e PSP për rastin, ka dhënë edhe dy data shtesë për gjykim, 18 dhe 26 dhjetor, konfirmuan për MIA-n nga PSP.

Në “Trajektore” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2014 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të akseve të autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej të paktën 155.117.172  eurosh dhe i kanë mundësuar që të bëhet me dobi pronësore me të njëjtën vlerë kompanisë e cila ka kryer punimet.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRAJEKTORJA” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button