U sulmua një polic gjatë kontrollit në një hotileri

Një polic është sulmuar mbrëmë 30 minuta pas mesnate gjatë kontrollit në një hotileri në Kriva Pallankë, njofton Portalb.mk.

Policia kumtoi se ngjarja ka ndodhur në Kriva Pallankë në rrugën “Sveti Joakim Osogovski” para objektit të hotilerisë gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve për kontroll në objektin e hotilerisë si dhe kontrollimin e identitetit të personave. Polici nga Kriva Pallanka është sulmuar fizikisht nga S.Gj. (19) nga fshati Konopnica – Kriva Pallankë ku i janë shkaktuar plagë në bark dhe gërvishtje në dorën e majtë dhe në gojë.

S.Gj është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor me autorizimin e prokurorit publik deri në zbardhjen e plotë të rastit dhe ngrittjen e veprës penale.

LEXO: Mbyllen 19 objekte hotelierike dhe arrestohen 26 persona gjatë kontrolleve në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button