Zaev në Sarajevë: po vjen koha e “të majtëve”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili po qëndron në vizitë dy ditore në Sarajevë, mbrëmë në sesionin “Drejt ripërtëritjes së të majtës në Evropën Juglindore” në kuadër të konferencës që organizohet nga Fondacioni Fridrih Ebert në temë “Gjendja e rajonit, vlerësimi i perspektives socialdemokrate” ka vlerësuar se Evropës i duhet “e majta” pasi që shumë shtete “të djathta” u zhvilluan në mënyrë radikale, njofton Portalb.mk.

“Evropës i duhet “e majta”, veçanërisht kur pas shumë vjetësh, “e djathta” në shumë shtete u zhvillua në mënyrë radikale, me ide patriotike, nën mburojën e së modernes. “E majta” duhet të marrë vendin e merituar në Evropë, por ajo varet nga partitë majtiste, qytetarët, sektori civil, sindikatat dhe punëtorët”, tha Zaev.

Ai ka vlerësuar se nuk është e mjaftueshme vetëm të debatohet, por edhe të veprohet.

LEXO: Takimi Zvizdiq-Zaev, ndërmarrjet të realizojnë linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button