Bruksel: Gjatë tubimit të organizuar nga një yll i YouTub-it janë arrestuar 16 persona

Në Bruksel sot paradite shpërthyen përleshje gjatë një tubimi të palejuar, i cili ishte organizuar nga ana e yllit të rrjeteve sociale gjegjësisht yllit të YouTub-it  Vargas 92, ku janë arrestuar 16 persona, kumtuan autoritetet lokale.

“Pas thirrjes në YouTub, është organizuar tubim në Sheshin Mone, për të cilin paraprakisht nuk është marrë leje. Pjesëmarrësve në tubim iu bashkëngjitën dhunuesit dhe pastaj shpërthyen incidente, pas çka policia e Brukselit ka intervenuar me vendosmëri”, theksoi zëdhënësi i prefektit të Brukselit, Filip Kloz.

Ai theksoi se situata është vendosur nën kontroll, si dhe se do të arrestohen edhe disa persona të tjerë.

Gjatë incidenteve, një pjesë e të pranishmëve kanë hedhur me mjete të ndryshme ndaj policëve, kanë thyer xhama dhe automobila.

Kryeministri belg Sharl Mishel deklaroi se përgjegjësit për dhunën ndaj policisë nuk guxojnë të mbesin të padënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button