Kush ishte gazetarja e TV Klan që humbi jetën në aksidentin tragjik (FOTO)
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/11/58320-640-0-5a096a4e796e8.jpg?fit=640%2C279&ssl=1)
Ditën e djeshme rreth orës 12.45 ka humbur jetën tragjikisht gazetarja investigative e emisionit “Stop”, Erinolda Isufaj. Nga një kamion që transportonte gur mermeri ka rënë një gur i madh, i cili zuri poshtë automjetin ku udhëtonte gazetarja me bashkëshortin dhe prindërit, transmeton Xing.al.
![](https://i0.wp.com/medianew.xing.al/media/2017/11/13/58315-640-0-5a096785560dc.jpg?resize=557%2C309)
Erinolda Isufaj
24-vjeçarja e cila ndodhej në sediljen e pasme ndërroi jetë rrugës për në spital.
![](https://i2.wp.com/medianew.xing.al/media/2017/11/13/58314-640-0-5a09678555efb.jpeg?resize=559%2C470)
Erinolda Isufaj
Erinolda ishte e martuar me Marko Idrizi, 29 vjeç. Kolegët e saj e tregojnë si një vajzë për t’u marrë shembull. Erinolda kishte pasur plane për të bërë një fëmijë, por fatkeqësisht mbylli sytë përgjithnjë.
![](https://i1.wp.com/medianew.xing.al/media/2017/11/13/58313-640-0-5a09678555a0e.jpg?resize=562%2C316)
Erinolda Isufaj