Abuzimet seksuale, protestë në Hollywood
Qindra protestues u mblodhën dje në Hollywood në një marsh të organizuar në mbështetje të viktimave të sulmeve dhe ngacmimeve seksuale të frymëzuara nga fushata #MeToo në media sociale.
Marshi vjen pas akuzave për sulme dhe ngacmime seksuale kundër figurave publike nga manjati i filmit Harvey Weinstein, transmeton ksp.
Protestuesit kanë filluar marshin në Bulevardin e Hollywoodit duke ecur përgjatë “Walk of Fame” drejt selisë qendrore të CNN.
Në këtë marsh dominuan më shumë gra, por u përkrah edhe nga meshkujt.
Tara McNamarra, 21 vjeç, nga Los Anxhelos, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se më në fund e ndjen se pas shumë vitesh po merren seriozisht sulmet dhe abuzimi seksual.
“Unë kam qenë e sulmuar seksualisht shumë herë gjatë gjithë jetës time,” tha ajo. “Kjo më ka prekur në çdo aspekt të jetës sime”.