Lionel Messi i kërkon falje Driussit, nuk e njohu kur u fotografuan (FOTO)

Lionel Messi është detyruar t’i kërkoj falje sulmuesit të Zenitit, Sebastian Driussit, këtë javë për shkak se nuk e ka njohur atë.

21-vjeçari ka bërë një fotografi me Messin në një hotel në Moskë. Ai e publikoi atë në rrjetin social Instagram dhe shkroi: “Faleminderit për foton, idolli im Lionel Messi”, transmeton portali arbresh.info.

Sebastian Driussi luan te Zeniti dhe Lionel Messi nuk e njohu atë
Sebastian Driussi luan te Zeniti dhe Lionel Messi nuk e njohu atë

Messi duket se nuk e kishte idenë që ishte argjentinasi Driussi kur pozoi me të para kamerës dhe më vonë i dërgoi një mesazh Driussit në Instagram duke i kërkuar falje.

“Ndihem keq për të sepse nuk e njihja, edhe pse kam menduar se e njoh”, tha ai.

“Kur më pyeti për një foto mendova se është njëri nga ata djelmoshat që gjithmonë presin për një foto dhe më pas i kërkova falje”

Messi ishte me skuadrën e Argjentinës në Rusi, ku ata do të luajnë nesër një ndeshje miqësore.

Driussi iu bashkua Zenitit në një marrëveshje për 13.3 milionë funta nga Rivier Plate. Ai ka shënuar tri gola brenda 13 ndeshjeve në Premierë Ligën e Rusisë këtë sezon./arbresh.info/

Gracias por la foto IDOLO?? @leomessi

A post shared by Sebastian Driussi ?? (@sebadriussi.11) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button