Regjim i posaçëm i trafikut gjatë fundjavës në Shkup

Regjim i veçantë trafiku në rrugën në Arena Telekom City në parkun e Qytetit dhe VIP Arena, do të vendosë nesër dhe pasnesër SPB Shkup për shkak të koncertit të paralajmëruar, ndeshjes së futbollit Maqedoni – Norvegji dhe ngjarjeve  të tjera sportive (garë atletikë dhe ndeshje hendbolli).

Nesër nga ora 18:30 do të ketë ridrejtim të trafikut në rrugët përreth stadiumit të futbollit në parkun e Qytetit, dhe nga ora 20:00 për shkak të një ngjarjes në arenën VIP periodikisht do të ketë ridrejtim të trafikut përreth objektit, bulevardi “8 Septemvri” dhe rruga “Bledski dogovor” .

Të dielën, megjithatë, nga ora 16:00 e deri në orën 18:00 për shkak të garës atletike të mbyllur për trafik do të jenë sheshin “Pela” (fillimi i garës), majtas nga kalimi nëntokësor QTQ, në të djathtë nëpër rrugën, “Filipi Vtori”, në të djathtë në bulevardin “11 Otomvri”, në të djathtë në rrugën “Nikola Vapsarov”. Pastaj, nga ora 19:00 për shkak të ndeshjeve të hendbollit Metalurg – Montpellier në arenën VIP do të ketë ridrejtim periodik të trafikut në bulevardin “Osmi Septemvri” dhe rrugës “Bledski dogovor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button