Në Beograd është paraqitur epidemi e fruthit

Enti i qytetit për shëndet publik paraqiti epidemi të fruthit në Beograd, por kjo nuk do të thotë se është shpallur epidemi, që do të nënkuptonte masa të caktuara si ndalesa e vizitave në spitale, tubime publike dhe të ngjashme.

Entet kanë për obligim ta paraqesin çdo rast të infektimit, ndërsa duke pasur parasysh se fruthi është sëmundje e cila është paraparë për eliminim, edhe një rast konsiderohet për epidemi, përcjell MIA. 

Në Beograd nuk është shpallur epidemi, ndërsa këtë mund ta bëjë vetëm Ministria e Shëndetësisë në propozim të Institutit për Shëndet Publik, njoftoi Tanjug.

Epidemia e çdo sëmundje infektuese shpallet kur ekziston infektim masiv i njerëzve me formë të rëndë të sëmundjes, madje edhe me rezultatet vdekje. Epidemi mund të shpallet edhe kur sëmundja ka ndikimin ndaj rrjedhave ekonomike dhe sociale.

Në Beograd nga fruthi janë infektuar pesë persona dhe të gjithë kanë qenë në kontakt me persona nga Kosova.

Të infektuarit nuk kanë qenë të vaksinuar, gjegjësisht janë me “status të panjohur vaksinimi”.

Nga fillimi i tetorit, në territorin e Serbisë, si dhe në Kosovë janë regjistruar 65 raste të fruthit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button