Zaev dhe Belji u dakorduan: Pas zgjedhjeve intensifikim i reformave të filluara

Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli në takimin e sotëm në Shkup u dakorduan se pas procesit të suksesshëm zgjedhor janë krijuar rrethana që Qeveria të fokusohet më intensivisht në proceset e paralajmëruara dhe të filluara reformuese, transmeton MIA.

Bejli i uroi vendit për procesin e suksesshëm zgjedhor dhe porositi institucionet shtetërore që t’i implementojnë rekomandimet e vëzhguesve të OSBE/ODIHR.

Zaev, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, u falënderua për urimet për realizimin e procesit zgjedhor dhe theksoi se fitorja në zgjedhjet dhe numri i madh i vendeve të fituara të kryetarëve të komunave për koalicionin që e kryesoi në zgjedhje, në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe dhe se pason periudhë në të cilën besimi i fituar do të duhet të arsyetohet.

Kryeministri shtoi se insiston për zbatim të ndershëm, të përgjegjshëm dhe llogaridhënës të politikave të pushtetit qendror dhe lokal dhe se për të gjithë lëshimet nga këto parime do të pasojnë reagime të institucioneve të cilat duhet ta zbatojnë ligjin në mënyrë të njëjtë për të gjithë.

Zaev shtoi se pas përfundimit të krizës politike dhe zgjedhjeve të realizuara me sukses, duhet të paraqitet periudhë në të cilën Qeveria tërësisht do të përkushtohet në intensifikimin e reformave për zhvillim ekonomik të vendit, si dhe dinamizim të proceseve për aspiratat euro-atlantike.

Kryeministri theksoi se në realizimin e reformave esenciale qeveria mbetet në angazhimin që ky proces të jetë jashtëzakonisht inkluziv dhe se në këto aktivitete pret inkuadrim më aktiv të opozitës dhe faktorëve të tjerë.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë edhe më tej t’i sendërtojë politikat kombëtare në këtë sferë dhe se do ta mbështesë parandalimin e butë dhe punën e Komitetit kombëtar për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button