Grubi: Rekomandimet e Avokatit të Popullit nuk u votuan për shkak të gabimit teknik

“Ngjarja e djeshme ku nuk u votuan rekomandimet nga raporti i Avokatit të Popullit ndodhi për shkak gabimit teknik”, deklaroi deputeti i BDI-së, Artan Grubi, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen se pse dje ka pasur vetëm tre deputetë të BDI-së në sallë, Grubi tha se ajo ka ndodhur për shkak të agjendës së ngarkuar të cilën e kanë pasur deputetët.

“Bëhet fjalë për keqkuptim, të cilën sot e tejkaluam. E dini, kemi pasur agjendë të ngjeshur dhe nuk mundemi. Të gjithë grupet parlamentare në koordinimin e sotëm kanë dhënë dritë jeshile për t’u tejkaluar kjo gjendje, gjegjësisht të gjendet modus që të votohet kjo pikë. Ne, do t’i përkrahim reformat dhe do të vazhdojmë më tej, kjo nuk ishte qëllimisht. Agjenda dje ishte shumë e ngjeshur. Dje, kam pasur disa takime me ambasadorë dhe përfaqësues tjerë”, tha Grubi.

Në lidhje me stabilitetin e shumicës parlamentare, Grubi tha se Ahemti dhe Zaev janë në koordinim të përditshëm dhe se koalicioni është i fort dhe nuk do të ketë kurrfarë ndryshime. Në lidhje me Aleancën për Shqiptarët, ai tha se nuk ka mosmarrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button