Donald Lu vë afat: Arrestoni peshqit e mëdhenj duke nisur nga 2018-ta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu në prezantimin e rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit” në ministrinë e Brendshme bëri një apel tjetër të fortë dhe kërkoi rezultate në luftën ndaj krimit, transmeton Ballkanweb.com.

Ai tha se ka ardhur koha që të kapen sa më parë peshqit e mëdhenj dhe se rezultatet duhet të shihen që në fillim të 2018-ës. Ambasadori shtoi se SHBA mbështet zhvillimin e institucioneve të reja, SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe BKH,(Byroja Kombëtare e Hetimit).

“FBI është këtu për t’u angazhuar në luftën kundër krimit. Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër, ‘Dreka falas nuk ekziston’. Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv i qeverisë të përfundojë me arrestimin e disa ‘peshqve të mëdhenj’ në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK-u dhe BKH. Partnerët ndërkombëtarë e presin këtë”, deklaroi diplomati amerikan.

Ai foli më tej për lidhjet mes politikës e krimit dhe tha se ka ardhur koha të harrohet ajo shprehja që peshku i madh e ha të voglin.

“Të ndiqen penalisht peshq të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Së fundmi ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: “Dielli duket që në mëngjes”. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh”,- tha Lu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button