Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë në Mal të Zi për fshehje tatimi

Për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale fshehje tatimi dhe larje parash, dje dy shtetas maqedonas dhe shtetas të Malit të Zi janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale Publike të Malit të Zi, informon gazeta ditore “Vjesti”, njofton Portalb.mk.

Ata dje janë marrë në pyetje nga prokurorët speciale në Pogradec, të cilët kanë urdhëruar paraburgimin e tyre deri në 72 orë.

Në mesin e të arrestuarve janë Dragan Saviq, Grujica Jovanovski dhe Elizabeta Stojanovska. Ata janë të akuzuar se si themelues të disa kompanive kanë shmangur pagim të tatimit me vlerë prej mbi 100.000 euro, ndërkaq disa prej tyre janë të akuzuar për larje parash.

Të dyshuarit kanë themeluar disa kompani në llogaritë e të cilëve janë paguar paratë, të cilat më pas janë tërhequr në emër të harxhimeve materiale dhe në atë mënyrë kanë shmangur pagimin e tatimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button