Ivanov: Mbesim të përkushtuar për anëtarësimin në BE

Qytetarët e Maqedonisë mbesin të përkushtuar në realizimin e ëndërrës për anëtarësim në familjen e avancuar evropiane të popujve, thekson presidenti Gjorge Ivanov në letrën drejtuar Herman van Rompuj, kryetar i Këshillit Evropian, me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës.

Ai në letrën shpreh pritjen për fillimin sa më të shpejtë të negociatave aderuese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian dhe porosit që vendi në këtë proces nuk pret privilegje, por kritere të njëjta si për të gjitha vendet-anëtare.

“Zotëri kryetar, edhe përkundër shumë pengesave të padrejta, qytetarët e Maqedonisë mbesin të përkushtuar në realizimin e ëndërrës për anëtarrësim në familjen e avancuar evropiane të popujve. Pres të shoh ditën kur vendi im do të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian, me me të drejta dhe obligime të ndara. Fuqishëm besoj se në periudhën e ardhshme do të mund t’i fillojmë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë proces, ne nuk duam privilegje, port ë njëjtat kritere të cilat zbatohen për vendet tjera anëtare të Bashkimit. Nga kjo sigurisht benefit do të kenë jo vetëm vendi im, por edhe rajoni dhe Evropa”, thuhet në letrën e Ivanovit drejtuar Van Rompuj. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button